Zv/ ministrja e Brendshme Kuko dhe Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, tryezë për trajtimin e personave të rikthyer nga zonat e konfliktit

Ky event dy ditor, u kryesua nga znj. Kuko, me fokus kryesor mbështjetjen nga GCERF për Shqipërinë për vitin 2023 në luftën kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm.
Në fjalën e saj të hapjes, zv.ministrja Kuko shprehu falenderimet më të sinqerta për GCERF për mbështetjen e deritanishme dhënë Shqipërisë nëpërmjet koordinimit të Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm në trajtimin e të të rikthyerve nga zonat e konfliktit dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm.
“Ministria e Brendshme është mirënjohëse për kontributin dhe mbështjetjen tuaj të vazhdueshme” – iu drejtua znj. Kuko, z. Kevin Osborne, përfaqësues dhe pika fokale e GCERF për programet e të të ritkhyerve. Gjithashtu, me herët, Qeveria Shqiptare ka shprehur mirënjohjen e saj nëpërmjet nje kontributi simbolik në takimin e Bordit Drejtues të GCERF ne Geneve vitin e kaluar si shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë.
Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, z. Denion Meidani, falenderoi GCEF dhe z. Osborne në veçanti për mbështetjen e pakursyer në trajtimin e të rikthyerve në Shqipëri si dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm. Gjithashtu, Meidani falenderoi përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, Ambasadës Britanike dhe Ambasadës së Holandës, Delegacionit të BE, Prezencës së OSBE dhe IOM në Tiranë si dhe të gjithë institucionet, OJF, shoqërinë civile dhe aktorët e përfshirë në këtë proçes.
Kevin Osborne, siguroi zv.mninistren dhe Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm se Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF), do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe për vitin 2023 për proceset e Rehabilitimit, Riintegrimit dhe Risocializimit të personave të ritkhyer nga zonat e konfliktit si dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshwm.
Në këtës event dy ditor, morën pjesë z. Jonas Paul, Oficeri Politik i Delegacionit të BE në Tiranë; z. Joseph R. Baldwin, Këshillar i Antiterrorit për Europën Juglindore në Ambasadën e SHBA-ve; përfaqësues të Ambasadës Britanike; znj. Ebi Spahiu, përfaqësuese e Ambasadës së Holandës; znj. Bruna Halili, përfaqësuese e Prezencës së OSBE në Tiranë; znj. Alketa Gaxha, IOM Shqipëri, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; përfaqësues të Ministrisë së Arsimit; përfaqësues të Bashkisë Tiranë; znj. Alma Tandili, Kryetare e Agjencisë së Mbrotjes së Fëmijëve; përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, shoqërisë civile si dhe nga sektori privat.
Në përfundim të aktivitetit, mekanizmi teknik i mbështetjes, do të propozojë konkretisht nevojat e identifikuara në fushën e ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ku do të hartohen dhe zbatohen strategjitë përkatese të mbështetjes për luftimin e Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm në Shqipëri me mbështjetjen e GCERF.