Zjarr në bllokun e sistemit elektrik të një pallati në Lezhë, banorët dalin nga apartamentet

Zjarr në bllokun e sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
Zjarri ka krijuar frikë dhe panik te banorët të cilët kanë dalë nga apartamentet e tyre.