Zgjedhjet e 14 majit/ Kujt i takojnë komisionet, Berishës apo Alibeajt?

KQZ ka caktuar partitë që kanë të drejtë të propozojnë komisionet për zgjedhjet vendore duke vendosur si të tillë PD-në e Alibeajt.

Ngërçi i krijuar nga gjykata e cila nuk ka ende një vendim për kryetarin,  ka bërë që KQZ të vijojë punën me vendimet e vjetra duke mos u përfshirë në debatin e brendshëm të partisë më të madhe të opozitës duke i njohur Partisë Demokratike zyrtare të drejtën për të propozuar dy komisionet e saj.

Përfaqësuesit ligjor të Berishës munguan në mbledhje ndërkohë qe u shfaq vetëm juristi që përfaqëson zyrtarisht Partinë Demokratike në institucionin e KQZ Indrit Sefa që mbron edhe juridikisht grupimin e Alibeajt jo vetëm ne gjykatë por edhe në institucione.