Zbuloni ku fshihet fotografi i botës së egër, në kamuflazh të përkryer me bimësinë e pyllit (fotot)

Këto fotografi në dukje të zakonshme të botës bimore përmbajnë gjithashtu fotografin fanatik të botës së egër Sasan Amir, 27 vjeçarin që kalon vite duke ndjekur kafshët me maskimet e tij mahnitëse që e bëjnë “të padukshëm”.

Sasan përdor kostume kamuflazhi për t’u përzier me mjedisin që e rrethon, në mënyrë që t’u afrohet kafshëve pa i shqetësuar ato.

Që prej nisjes së pasionit të tij në moshën 10-vjecare ai ka bërë më shumë se 1.2 milionë fotografi por a mund ta pikasni ju në foto e realizuara nga kamerat e fiksuara?

Përgjigjet i gjeni në fotogalerinë e meposhtme, ne fotot për të cilat i apasionuari thotë se nganjëherë duhen muaj për t’i realizuar.

Sasan Amir ka udhëtuar me punën e tij nga Afrika e Jugut në Ekuador, Bolivi e përmes Azisë.

Ai ka 36 000 ndjekës në Instagram dhe ka bërë miliona fotografi gjatë karrierës së tij 18 vjeçare, pesë vitet e fundit duke ndjekur vetëm kafshët e egra.

Sasan thotë se mund të nevojiten muaj përgatitje për gjetjen dhe kapjen e imazhit të përkryer.

Ai thotë: ‘Planifikimi është çelësi, është të marrësh sa më shumë informacion që mundesh nga rrethinat dhe të qëndrosh krejt palëvizur, edhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.”

“Më pas ka dy rregulla, mos i shqetëso kafshët dhe mos e përfshi veten në situata të rrezikshme. Kur nuk ke internet apo celular, apo nganjëherë as ujë e rrymë elektrike, duhet të përgatitesh për situata të rrezikshme”.

“Respekto kafshët e bimët dhe mos lër mbeturina aty ku nuk duhet”.

“Bëj fotot e mia me aparat dhe me një dron, në rastet e vendeve ku nuk mund të shkelësh”, thotë fotografi.