“Xhaçka e ka vendin në burg. Inkriminoi kunatën amerikane si ortake”, Berisha me tone të forta: Si po tenton Rama të ndërhyje në Gjykatën Kushtetuese

“Xhaçka e ka vendin në burg. Inkriminoi kunatën amerikane si ortake”, Berisha me tone të forta: Si po tenton Rama të ndërhyje në Gjykatën Kushtetuese

Whatsapp Image 2023 01 20 At 12.27.13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të ministres Olta Xhaçka, për të cilën tha se e ka vendin në burg.

Në një deklaratë në media Berisha tha se Xhaçka fitoi 5 milionë euro me statusin e investitorit strategjik.

“Olta Xhaçka duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin Rama, lidhje të kahershme, po po… nuk kam asgjë unë që të hyjë në këto lidhje të kahershme, por kur mjerohen shqiptarët, do them gjithçka. Janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur gjykatën Kushtetuese. Një akt që do të përbënte një atentat të vërtetë të kushtetues dhe goditje për luftën kundër korrupsionit. Çfarë thotë neni 70 i kushtetues? Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit. Xhaçka me burrin e vetë kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik. Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Tani kërkon që të shpëtojë. Kushtetuesja në këtë rast ka kauzën e saj më të qartë, dhe pikërisht për përpjekjen që bën Parlamenti për të shkelmuar kushtetutën, duhet t’i dalë zot Kushtetutës. Të mendosh që të shpëtojë Olta pse Edi Rama nuk lejoi që të vijë në parlament kërkesa, s’ka tallje më të madhe me qytetaret. S’ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Ramës dhe të atyre që mund të mendojnë të gjykojnë kështu.”, tha ai.

BERISHA: RAMA BLLOKON KOMISIONIN HETIMOR PËR UDHËTIMET E TIJ ME CHARTER. AVIONI U PËRDOR DHE PËR QËLLIME TË TJERA. ËSHTË RRITUR IMPORTI ME KOLUMBINË

“Ç’po ndodh? Po në këtë fushë SKAP-i po groposet në Sharrë. Atje po e mbulojnë SKAP-in, u mbulua SKAP-i, nuk ka. GJK po bëhet presioni jashtëzakonshëm edhe ajo të groposet. Një mekanizëm i tretë që ka mbetur për luftën kundër korrupsionit janë kom parlamentare hetimore, të cilët kushtetuta e Shqipërisë i njeh si e drejtë taksative. Një e drejtë e parlamentit por me detyrim. E thotë neni 77.
Pse pengohet, si mund të pengohet komisioni për udhëtimet me charter të Edi Ramës? Nuk ka ndodhur kurrë. Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin. Ky është një akt i pashembullt. Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve, jo vetëm për shumat përrallore, por ka dyshime shumë të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit.
Mund t’ju them që në dy vitet e fundit importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë krahasuar me 2015. Ka një paralelizëm mes fluturimeve të Ismailit, por një gjë është e sigurt që rumori zien se avioni është përdorur dhe për qëllime të tjera. Hetimi dhe vetëm hetimi është rruga për transparencë.
Presidenti i SHBA-ve kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite dhe ku u diskutua njëherë kjo çështje tha se kushton kaq një fluturim i imi. Dhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari. Kurse Ismaili i Edi Ramës rri më shumë në ajër se në tokë. 137 fluturime, nuk ka ndodhur kurrë. Po të marrim gjithë km e Ballkanit dhe të Greqisë, të gjithë së bashku janë më pak fluturime se fluturimet me charter të Edi Ramës, taksi me dhomë gjumi. kërkon të na bllokojë. Jeni vetëm ju, janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë, përndryshe Shqipëria shkon drejt një dizintegrimi social. Imagjinoni janë rritur importet me Kolumbinë 60 herë”.



Këtë e pëlqejnë %d blogues: