Vranë 60-vjeçarin por e raportuan sikur u rrëzua nga makina/ Zbardhet krimi në Peshkopi, si nisi konflikti

Rreth 7 muaj pas vdekjes së një 60-vjeçari në qytetin e Peshkopisë, policia ka arrestuar edhe tre persona të tjetër.

Operacioni i koduar “Deepened”, (Dipën) përfundoi me arrestimin e shtetasve Eduart dhe Ahmet Torba, dhe Lavdërim Kaleci, të cilët akuzohen për mos kallëzim krimi.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se më 26 qershor të vitit të shkuar në lagjen “Kamen” të Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali, të arrestuarit plagosën rëndë 60-vjeçarin Nuri Basha, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spitalin e Peshkopisë dy ditë më vonë.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksident, ku të dyshuarit i deklaruan policisë se 60-vjeçari ishte rrëzuar pasi zbriti nga një automjet ku ishte si pasagjer.

Por pas hetimeve të mëtejshme u zbardh e vërteta e ngjarjes. Më 1 korrik, policia arrestoi si autor të dyshuar të krimit, 53-vjeçarin Osman Torba.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi.