Vodhi rreth 700 mijë euro cash dhe bizhuteri me të ëmën, si u gjobit Havier Dobi nga policia pak ditë më parë(VIDEO)

Vodhi rreth 700 mijë euro cash dhe bizhuteri me të ëmën, si u gjobit Havier Dobi nga policia pak ditë më parë(VIDEO)

Rozeta Ne Gjykate 622x450

Vjedhja e mijëra euro nga Rozeta dhe Havier Dobi, u kthyen në kryefjalën e ditëve të fundit.

Pavarësisht parave të fshehura në shtëpi, duket se Havier Dobi nuk kishte lënë pas dore edhe jetën e luksit.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamje nga makina në pronësi të tij, një “Mercedez Benz” me targa ‘AC055HD’.

Bëhet me dije se ai ishte ndaluar teksa udhëtonte me mjetin, në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Tiranë, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në pjesën e përparme të mjetit.

Çelmeta ka siguruar edhe gjobën e vendosur ndaj 21-vjeçarit më 3 janar, e cila kap shifrën e 55 mijë lekëve të reja.

Fatura
Fatura

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: