Vjedhja e pazakontë nga pastruesja/ “Deri tani vetëm 120 mijë euro janë denoncuar”, gazetari: Për 400 mijë s’ka pretendime. Ka shënime në…

Vjedhja e pazakontë nga pastruesja/ “Deri tani vetëm 120 mijë euro janë denoncuar”, gazetari: Për 400 mijë s’ka pretendime. Ka shënime në…

Armand Bajrami

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi deri tani përballen me akuzën për vjedhjen e vetëm të 120 mijë eurove të denoncuara nga ish-zyrtarja e kryeministrisë Alda Klosi, për të cilën gruaja punonte si pastruese.

Kështu tha se gazetari i kronikës Armand Bajrami mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, i cili foli dhe për një debat në fund të seancës së sotme gjyqësore ku u caktua masa e sigurisë për ty të pandehurit mes avokatit të tyre dhe prokurorit.

Sipas tij për shumën prej 400 mijë eurove nuk ka ende pretendime, pra nuk ka ende një pronar, ndërsa në bizhuteri dhe sende personale ka shënime.

“Nga ana e avokatit i është kërkuar prokurorisë të saktësohet objekti i akuzës nëse Rozeta Dobi dhe djali i saj po përballeshin për vjedhjen e 120 mijë eurove apo për gjithë totalin e shumës.

Deri në këto momente me pronar janë vetëm 120 mijë euro që janë denoncuar. Për 400 mijë eurot nuk ka paraqitur pretendimet as Alda Klosi as ndonjë tjetër. Prokurori ka thënë që do t’i lihet hetimit.
Interesante është pjesa e bozhureve dhe sendeve të tjera personale. Një pjesë e tyre janë me shënime çka e bën më të lehtë identifikimin e pronarëve të tyre”, tha Bajrami.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: