Vilas Boas, narkotrafikant? Të dhënat e trajnerit u përdorën nga kriminelët

Mediet portugeze raportojnë këtë të hënë se adresa e trajnerit André Villas-Boas është përdorur në një skemë për shitjen e substancave të palejuara (drogë).

Policia Gjyqësore kishte akses në një zarf me hashash, i cili do të dërgohej nga Porto në Brazil, me të dhënat e trajnerit portugez, por sipas publikimit dyshohet për një “kurth”, pasi trajneri i njohur është caktuar si pasues i Pinto da Costas nga kryesia e Portos.

Zarfi, i cili përmbante një “sasi të vogël hashashi”, iu dorëzua policisë nga një transportues, i cili dyshonte për përmbajtjen e pakos. Zarfi kishte të dhënat e tre personave, njëri prej tyre trajneri.