‘Vila e barit’ në Shijak, pronarë ishin dy vëllezërit Krasniqi. Njëri në pranga, tjetri në kërkim

Fredi dhe Selman Krasniqi janë pronarë të vilës 4 katëshe që u bastis nga Policia në kuadër të operacionit ‘Krahët e krimit’.

Fredi Krasniqi është vënë në prangat e policisë ndërsa vëllai tjetër Selman Krasniqi është shpallur në kërkim.

Mediat kanë siguruar foton e Selman Krasniqit.

Në vilën katër katëshe e cila në dy katë të saj ishte e mbushur me 444 bimë narkotike, u gjet edhe arsenal armësh.

Gjatë kontrollit në të njëjtën banesë në një ambient me mur të dyfishtë, është gjetur i fshehur arsenali i armëve, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.