U zunë për një vajzë/ Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, shoqërohet 17-vjeçari në Pogradec

Blutë njoftojnë se 15-vjeçari është paraqitur për mjekim në Spitalin e Pogradecit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 në afërsi të gjykatës së Pogradecit, për motive të dobëta.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dyshohet se konflikti ka nisur për një vajzë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.