U konfliktuan fizikisht/ I mituri plagos me mjet prerës 15-vjeçarin në Porgradec

Një 15-vjeçar është plagosur pasditen e sotme me mjet prerës, pas konfliktit fizik që ka pasur me një tjetër të mitur.

Fillimisht i mituri është paraqitur në Spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim. Autori i dyshuar me iniciale N. M., 17 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkaku i konfliktit midis të miturve është një vajzë. Momentalisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe terren për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15-vjeçarin, pasi autori e ka hedhur atë teksa është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi policisë: 

Pogradec/Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një 15-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.