U grabit nga pastruesja, zbardhet dëshmia e ish-këshilltares në Kryeministri: Ditën e ngjarjes…

U grabit nga pastruesja, zbardhet dëshmia e ish-këshilltares në Kryeministri: Ditën e ngjarjes…

Alda Klosi1

Është zbardhur dëshmia ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ku iu morën 120 mijë euro pasuri.

Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb”, mësohet se Alda Klosi ka deklaruar se paratë i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte.

Ajo ka treguar se djali i tyre ishte me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

Ndër të tjera Klosi ka shtuar se ka pasur edhe bizhuteri të ndryshme, një çantë me ngjyrë të bardhë e markës Valentino , si edhe një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

DËSHMIA

I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: