U godit 27 herë me thikë/ “I njoh autorët”, 41-vjeçari i plagosur në mes të lokalit nxjerr ‘blof’ policinë: Shoku iku të blinte cigare, ata nisën të…

Në një lidhje live për News24, Çelmeta raportoi se dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër. Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin, duke e lënë të plagosur.
Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.
Lajme.online