“U gjetën çanta ‘Valentino’ e orë ‘Maserati’, vetë burri i saj kishte një…”, gazetari për pastruesen ‘grabitëse’: Mund të jetë përdorur nga persona të tjerë

“U gjetën çanta ‘Valentino’ e orë ‘Maserati’, vetë burri i saj kishte një…”, gazetari për pastruesen ‘grabitëse’: Mund të jetë përdorur nga persona të tjerë

Sdfgsdfgdfg

Gazetari i kronikës Eni Ferhati i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me pastruesen e cila vodhi rreth 120 mijë euro nga shtëpia e një ish-zyrtareje të lartë të Kryeministrisë.

Sipas Ferhatit mes sendeve të vjedhura u gjetën çanta të firmës ‘Valentino’ më vlerë rreth 1000 euro dhe ora të ndryshme mes tyre edhe ‘Maserati’, aksesorë që sipas tij nuk duhet të gjenden në banesën e asnjë zyrtari të qeverisë.

Sakaq, ai shtoi se pastruesja Rozeta Dobi mund të jetë përdorur edhe nga persona të tjerë, ku përmendi familjarët e saj të cilët kanë përfituar sende materiale nga ajo, ku ai përmendi edhe bashkëshortin e saj i cili mbante një orë që sipas tij “i la përshtypje”.

“Ata mund të jenë përdorur edhe nga persona të tjerë pasi bashkëshorti i Dobit ka thënë që familjarë të saj kanë përfituar materiale nga veprimtaria e saj kriminale, vetë zoti Dobi kishte një orë që na bëri përshtypje në lidhje dhe me jetesën që bën. Asaj iu gjetën disa çanta Valentino, një orë Maserati, cilitdo zyrtar nuk mund t’i zbulohen sende të tilla. Paratë nuk ka logjikë të kenë ardhur me një transfertë dhe të mbahen në shtëpi”, tha ai.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: