U gjet i pajetë në përrua, policia e Pukës jep detaje për vdekjen e 49-vjeçarit

U gjet i pajetë në përrua, policia e Pukës jep detaje për vdekjen e 49-vjeçarit

Policia 20

PUKË

Policia e Pukës ka dhënë detaje për vdekjen e 49-vjeçarit Vladimir Kola. Sipas policisë, Kola ka rënë aksidentalisht në përrua.

Sot policia është njoftuar nga familjarët e 49-vjeçarit, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me të.

Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, Kola është gjetur pa shenja jete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: