Trendi më i fundit i dietës, rekomandon eleminimin e menjëhershëm të këtij produkti!

Ish-çifti Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u bënë krefjala e mediave disa vite më parë për dietën e tyre të famshme pa sheqer.

Sheqeri konsiderohet si ‘helm’ nga ekspertët e shëndetit në të gjithë botën dhe arsyeja e shumë sëmundjeve si diabeti, obeziteti, problemet e veshkave dhe zemrës, etj. Edhe pse nuk është e mundur të eliminojmë sheqerin nga dieta jonë, një vendim i ndërgjegjshëm si ndjekja e një diete pa sheqer, jemi të sigurt do të rriste kuriozitetin tuaj për të ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Çfarë është një dietë pa sheqer?

Ndërsa duket qartë nga emri, sipas ekspertëve të shëndetit, nuk ka asnjë mënyrë si të heqim qafe sheqerin nga ushqimet tona. “Departamenti Amerikan i Bujqësisë” kufizon sheqernat e shtuara në më pak se 10 për qind të kalorive tuaja ditore. Gjithashtu, “Shoqata Amerikane e Zemrës” thotë se jo më shumë se 6 lugë çaji, të cilat konvertohen në rreth 100 kalori sheqer të shtuar për gratë dhe 9 lugë çaji, afërsisht 150 kalori për burrat duhet të merren çdo ditë. Trupi juaj shpenzon më shumë kohë për të tretur ushqimet e plota dhe për të përpunuar sheqernat e tyre. Me sheqerna të shtuara, trupi juaj i përthith ato më shpejt ose nuk mund t’i përpunojë ato mjaft shpejt.

Çfarë duhet të hani në një dietë pa sheqer?