Tregtonte ëmbëlsira me përbërje kanabisi, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një 21-vjeçar në Tiranë i cili tregtonte produkte të kontrabanduara në  vendin tonë është arrestuar nga policia.  

Në pranga ra Ardit Bala, 21 vjeç, i cili tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tone.

Bëhet fjalë për produkte si çokollata, puro, karamele, çajra, biskota dhe ëmbëlsira.

Po ashtu u shpall në kërkim 26-vjeçari T.T.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij me punonjës A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.