Tragjedia e 9 Janarit/ 19 vjet nga mbytja e të afërmve familjarët kërkojnë drejtësi

19 vite pasi 28 të rinj e të reja, u mbyten në ujërat e detit Jon, sërish familjarët kërkojnë drejtësinë e munguar për të cilën akuzojnë politikën se po e bllokon qëllimisht.

Çështja deri më sot, asnjëherë nuk është hapur prandaj dy vite më parë, ata dorëzuan padinë në SPAK me shpresën tek strukturat e reja të drejtësisë.

 Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis drejt Italisë.

28 persona të moshës 15 deri në 33 vjeç, kryesisht nga veriu u mbytën. 8 prej tyre ende sot rezultojnë të zhdukur.