Trafikonin emigrantë nga Turqia për në Greqi, drejtësia greke dënon me 27 vite burg 28-vjeçarin shqiptar

Trafikonin emigrantë nga Turqia për në Greqi, drejtësia greke dënon me 27 vite burg 28-vjeçarin shqiptar

W20 175608w029082222361027

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 27 vite burg dhe 111 mijë euro gjobë për trafik emigrantësh nga Turqia për në Greqi, nga një gjykatë greke.

Bashkë me shqiptarin janë dënuar dhe dy persona të tjerë. Dënimi më i rëndë ka shkuar për organizatorin, me 280 vite burg dhe në gjobë mbi 1 milion euro. Ndërsa i dënuari tjetër është një shtetas palestinez, me 272 vite burg dhe një gjobë mbi 1 milion euro.

Të tre akuzohen për përfshirjen në një organizatë kriminale dhe për trafikim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2021, ndërsa dënimi u morr pak ditë më parë nga një gjykatë greke.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: