Tornitorët që po zhduken, 67-vjeçari nga Elbasani: Keqardhje që të rinjtë nuk e duan më zanatin

Eduard Dushku punon tornitor prej 50 vitesh dhe nuk ka asnjë plan të bëjë pushim nga profesioni të cilin, jo vetëm e do, por mbi të gjitha ka mbajtur familjen.

Me duart e nxira nga profesioni, e të pastra nga puna e ndershme Eduardi është krenar dhe plot dinjitet për profesionin e tij.

Tashmë 67 vjeç Eduardi vëren me keqardhje që pak tornitorë i kanë mbetur Elbasanit, sepse të rinjtë nuk e duan profesionin që tregu e kërkon çdo ditë e më shumë.

Gjithnjë e më pak profesionistë po i mbeten Shqipërisë. Edhe pse tregu vazhdon të ketë kërkesë të lartë, punët të cilësuar të vështira po braktisen, edhe pse të ardhurat e tyre nuk janë aspak për tu nënvlerësuar.