Tiranë/ Merr flakë në lëvizje “Audi”

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”. Drejtuesit i mjetit tip “Audi”, shtetasi me iniciale G.Ll. ka dalë pa lëndime, ndërsa makina është djegur pjesërisht.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në mjet, ndërkohë që pritet dhe ekspertiza nga grupi hetimor.