Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta në pjesën e dytë të ditës, moti për sot

Masat e ftohta me origjinë verilindore do të kushtëzojnë në vendin tonë; mot të kthjellët por të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe mesditës në të gjithë territorin ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.