Teatri i ri Kombëtar, Altin Basha: Bashkëpunime me Teatrin e Kosovës dhe ato rajonale

Tashmë është bërë e ditur që Teatri Kombëtar do të ketë drejtor Altin Bashën.

Në një prezantim të parë për stafin dhe median ai u shpreh se ka për qëllim afrimin e publikut. Kthimin e Teatrit Kombëtar në një teatër të të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke sjellë bashkëpunime rajonale dhe duke afruar edhe Teatrin e Kosovës shumë shpejt në skenë.

Njëkohësisht me të u prezantua dhe drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimenal Kujtim Spahivogli, Gjergj Prevazi. Ai vuri theksin tek drama bashkëkohore.

Synimi patjetër do të jenë shfaqet eksperimentale, por edhe përmirësimi i cilësisë së shfaqeve, duke i çuar ato në të gjithë territorin.

Ministra e Kulturës njoftoi që nga sot do të hapet thirrja edhe për Fondin e Teatrit për të Rinj.