“Të gjithë e dinë që është lakuriq, por mbreti nuk çan kokë”, Lubonja për grabitjen në shtëpinë e Alda Klosit: Janë një bandë. Pronarët e 400 mijë eurove s’do dalin sepse…

“Të gjithë e dinë që është lakuriq, por mbreti nuk çan kokë”, Lubonja për grabitjen në shtëpinë e Alda Klosit: Janë një bandë. Pronarët e 400 mijë eurove s’do dalin sepse…

Lubonja999

Në rubrikën “Opinion” në News24, mes të tjerash u diskutua në lidhje me grabitjen e bujshme të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir, të cilët vodhën 120 mijë euro në shtëpinë e ish zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosit.

Në një lidhje skype, analisti Fatos Lubonja u shpreh se e vërteta është që në Shqipëri të gjithë i dinë të gjitha skandalet, aferat, madje edhe me emrat, duke bërë një paralelizëm me historinë e mbretit që ishte lakuriq dhe askush nuk guxonte t’i tregonte se ishte pa rroba.

Lubonja tha se këtu të gjithë e thonë të vërtetën por se “mbreti” nuk e “vret mendjen” pasi ka kapur çdo gjë të mundshme dhe nuk ka frikë për pasojat.

Pjesë nga biseda në studio:

Ina Qirjo: Skandali në shtëpinë e ish zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi. Si e keni parë ju këtë ngjarje. A duhet të nisë SPAK hetimet?

Fatos Lubonja: Ajsbergu tek ne ka dalë i gjithi, të gjithë e shohin, është si historia e mbretit lakuriq. Tani s’ka njeri që se ka marrë vesh që ajsbergu duket sheshit, por edhe e themi, por mbreti nuk çan kokë fare, sepse ka kapur gjyqtarë dhe të gjitha dhe jemi në një situatë ku ky është rendi i gjërave në Shqipëri, të vjedhësh, të ndërtosh me para të vjedhura, të bësh politikë e të ngrihesh në karrierë, është normale është rendi i gjërave në Shqipëri. Llogarite sa fuqi ka zonja Klosi dhe krahasoje me të tjerët sa kanë marrë të tjerët. Të gjithë i dimë edhe me emra. Poshtërohemi akoma edhe më shumë se dalin provat dhe shohim që askush nuk vepron. Pse vlen atëherë t’i dimë e ti themi?
Rozeta s’do tregojë emrat e atyre që i ka marrë paratë jo se nuk do ajo, por sepse nuk e lënë. Është e qartë nga kanë dalë ata para, është një skemë dhe secili merr atë që i takon. Ajo i ka vjedhur tek kolegë të zonjës Klosi, mendoni ju që se dinë se ku ka punuar ajo? Mendoj se mbulojnë dikë.

A do dalin emra të tjerë?

Aq sa dolën në rastin e Kokës dhe Alqi Bllakos, është e mbyllur çështja. Janë një bandë që kush kapet në mënyrë flagrante do paguajë pak.
Qeverinë kjo po e çon në pasurin ndërsa Shqipërinë në gropën më të zezë në histori në kuptimin moral, politik dhe ekonomik. Një popull që s’ka turp të vjedhë, nuk di si ua tregojnë edhe fëmijëve, kjo bëhet normë. Ekonomia jonë duke qenë kriminale nuk na bën dot të jetojmë me dinjitet. Ekonomia e parave të pista nuk ka të ardhmen.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: