Supervjedhja në kryeqytet/ Gazetarja: Rozeta, një pastruese që na ndihmoi të shohim fytyrën e institucioneve shqiptare. Ish-prokurori: 404.000 euro mund të mbeten jetime

Supervjedhja në kryeqytet/ Gazetarja: Rozeta, një pastruese që na ndihmoi të shohim fytyrën e institucioneve shqiptare. Ish-prokurori: 404.000 euro mund të mbeten jetime

Open

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me vjedhjen e bujshme të qindra mijëra eurove nga Rozeta dhe Havier Dobi, në shtëpinë e ish zyrtares së lartë në Kryeministri Alda Klosi.

E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Rozeta Dobi ishte ajo që në të vërtetë së bashku me të birin ndihmuan që të shihet fytyra e vërtetë e institucioneve shqiptare.

Ndërkohë ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda Eugen Beçi, ka shpjeguar çështjen nga ana procedurale dhe mënyrën se si mund të arrihet të zbardhet ngjarja e plotë si dhe të përcaktohen persona të tjerë të dëmtuar, lidhur me 404 mijë euro të tjera të vjedhura.

Ai u shpreh se kjo sasi parash mund të gjendet kurrë se kujt i përket dhe se dyshimet janë se mund të jenë para të lidhura me korrupsionin apo edhe krimin e organizuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Klodiana Lala: Thelbi i historisë është që zonja Klosi që ka mbajtur poste të larta, a do të arrijë të justifikojë të gjithë këtë shumë që është gjetur?

Rozeta është një pastruese që bashkë me të birin na ndihmuan të shohim fytyrën e të institucioneve shqiptare.

Armand Bajrami: Krejtësisht justifikim ajo që tha se i kora për urrejtjen. Rast klasik i krijimit të një marrëdhënieje besimi sepse kishte5 vite që punonte atje. Edhe në ditën kur ndodhi ngjarja, ka pohuar se ka qenë në banesën e bashkëshortit të zonjës Klosi.

Eugen Beçi: Ngjarje që nga pikëpamje procedurale ka dy sfida për policinë dhe Prokurorinë: Përcaktimi i objektit të veprës penale. Sfida e dytë është që nëpërmjet provave, tabulateve dhe shenjave të gishtave të përcaktojnë provat që kanë lidhje me gjurmët në paratë dhe paketimin e tyre për të përcaktuar rrethin e personave të dëmtuar nga kjo vepër penale.

Është një lidhje komplekse sepse të dëmtuarit gjenden nëpërmjet kryqëzimit të provave, do përcaktohet vendi ku ka punuar Rozeta, shtëpitë ku ka punuar dhe kqyren të dhënat dhe personat e lidhur me këto shtëpi. Sfidë edhe për Prokurorinë dhe mund të ndodhë që 404 mijë euro mund të ngelen jetimë. Fakti që kjo e dyshuar ka 20 vite që bën të njejtën punë dhe ka punuar edhe në zyrtarë apo eksponentë të krimit, është sfiduese të gjenden personat ku ajo ka punuar dhe a janë dëmtuar.

Lala: Kanë pranuar se kanë pasur vjedhje e ndonjë bizhuterie por nuk kanë pranuar vjedhje kesh. Duhet të bëjmë pyetjen për paratë e korrupsionit që zyrtarët fshehin në shtëpi.

Beçi: Nëse 404 mijë euro nuk kanë origjinë do i ngelë kësaj shtetase t’i justifikojë. Nëse nuk munden do konfiskohen. Këto mijëra euro mund të mos dalin kurrë me zot, sepse dyshohet se mund të jenë para korrupsioni dhe krimi të organizuar.

Lala: Kemi pasur plot vjedhje e nuk ka marrë rëndësinë e kësaj ngjarje, pasi e dëmtuar është një ish-zyrtare e politikës shqiptare.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: