Super grabitja në Tiranë/ Spartak Dobi flet mes lotësh dhe i prekur: Djali im nuk është fajtor. Makinat ia lanë ‘dopio gjashtë’, kërkoj…

Super grabitja në Tiranë/ Spartak Dobi flet mes lotësh dhe i prekur: Djali im nuk është fajtor. Makinat ia lanë ‘dopio gjashtë’, kërkoj…

Babai I Hafier Dobi

NeWs24 dhe BalkanWeb ka qenë sot në banesën e Rozeta Dobit, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje të disa banesave bashkë me djalin e saj.

Bashkëshorti i pastrueses, Spartak Dobi ka dhënë sërish një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta në një komunikim për News24, ku tha se djali i tij është i pafajshëm.

“Për makinë që ia kam blerë vetë kisha dijeni, por këto dy të tjerat nuk kam dijeni fare, as nuk i kam parë me sy. Nuk i kam parë fare as tani. Djali im nuk besoj se ka qarë për nënë, por për veten e tij. Nëna nuk pranoi ta merrte fajin vetë që të lironte djalin. Gruan nuk e kam parë fare”,

Gruaja juaj u shfaq e përlotur teksa u njoh me masën e sigurisë

Dobi: Unë nuk kam me çfarë ta ndihmoj, edhe dua ta ndihmoj dhe nuk kam. Unë i kërkoj shtetit shqiptar, kryeministrit, se vetëm atë djalë kam, të ma lirojë. Ai nuk ka qenë në dijeni të lekëve, unë djalin e kam të shkëlqyeshëm, djalë 21-vjeçar  është i ri, dua të më dalë nga burgu. Djali im nuk është fajtor,. Jemi fis ndryshe, jemi tironsa të vjetër. I kërkoj kryeministrit të më lirojë, djalin. Do të jetë më i madh i botës për mu. Nëse dënohet, nuk arrij do të pi një gotë, ujë. Të më lajë rrobat, kush të më japë…Ndaj iu lutem i bëj thirrje kryeministrit…

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Sa vite kishte bashkëshortja që bënte këtë punë

Dobi: Gati 10-11 vite.

Pyetje: Ka punuar gjithmonë në shtëpitë e zyrtarëve të lartë

Dobi: Ka punuar në disa banesa të nivelit të dytë. Merrte 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total kjo ka qenë pagesa.

Pyetje: Ka qenë e punësuar me rregulla? 10 vite duhet të jetë edhe i siguruar?

Dobi: Zoti Softa nuk e kam kontrolluar, ka bërë apo nuk ka bërë leje sigurimi…

Ndër të tjera gazetari Igli Çelmeta ka treguar për “BalkanËeb” se pastruesja ka punuar në të zezë.

“Tubi i aspirimit ishte i ngjitur siç ishte, nuk mund ta hapja se më dilte tymi brenda në kuzhinë. Djali është në ujëra të turbullta. Nuk është ën gjendje tani. I kanë ikur të gjitha mendimet. Djalin e kam shumë të mirë. Punonte kur gjente punë, me makinë. Djali sa merrja rrogën më kërkonte, 20 mijë lekë , 30 mijë lekë dhe ia jepja. Kërkoj të lirohet se atë djalë kam, nuk ka kush të më bëjë shërbim”, ka thënë mes të tjerash Spartak Dobi për “News24”.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: