‘Spiunë në shtëpi’/ Pajisje si TV, frigoriferë ‘inteligjentë’ e ekspresë kafeje, mund të jenë mbledhës të dhënash nga Kina apo çdo prodhues (fotot)

Pajisje të përditshme shtëpiake si televizorët e gjeneratës së fundit, ekspresët e kafesë apo dhe çelësat e dritave, mund të përdoren për mbledhje të dhënash personale nëse janë të lidhura me internetin, duke shtuar frikat se miliona evropianë mund të spiunohen nga Kina apo prodhues të tjerë me elektro-shtëpiaket ‘inteligjente’ që mbajnë në shtëpi.

Gjithashtu mikroçipe të vendosura në automjete, pajisje elektro-shtëpiake apo dhe llampa ndriçimi mund të jenë një rrezik për sigurinë kombëtare e personale të personave pasi mund të kthehen në armë nga zotëruesit e të dhënave.

Modula të tilla gjenden gjithashtu në laptop-ë, sisteme të kontrolluara nga komanda me zë, orat inteligjente, kamerat e sigurisë, në automjetet e madje dhe në vaskat inteligjente të banjës.

Një raport i publikuar nga analistët e Uashington, ‘Observe, Orientate, Decide, Act’ (OODA), i shkruar nga diplomati Charles Parton, paralajmëron: “Është koha për t’u zgjuar – vendet e lira e të hapura duhe të ndalojnë pajisje të tilla nga furnizues si Kina”.

Krimi kibernetik vijon të shënjestrojë aparatet shtëpiake me qëllim mbledhjen e të dhënave personale dhe avancimet në teknologji bëjnë që rreziku të vijë gjithmonë në rritje.

Rreziku u këtyre aparateve vjen nga lidhja me internetin, siç paralajmëron eksperti Card për të përditshmen britanike Daily Mail:

“Kur i vë në prizë këto mjete në shtëpi ato lihen me rrjetin Wi-Fi i cili dërgon të dhëna dhe statistika të serverat e prodhuesve”.

“Sistemet e ngrohjes kanë aplikacione për mbledhjen e të dhënave të cilat përditësohen gjatë përdorimit normal”.

“Vetë aparatet janë të dobëta ndaj sulmeve, si për shembull aplikacionet në telefonët celularë, të cilët mund të shfrytëzohen nga elementë kriminalë apo dhe nga shtete”.