“S’ka përfunduar shkollën e mesme”/ Veliaj për Këlliçin: Pyesni drejtorët e shkollave, zero kuriozitet se çfarë bën secili

“S’ka përfunduar shkollën e mesme”/ Veliaj për Këlliçin: Pyesni drejtorët e shkollave, zero kuriozitet se çfarë bën secili

554

Në intervistën me gazetaren Ola Bruko, në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe në lidhje me akuzat e bëra së fundmi se Belind Këlliçi, ka falsifikuar formularin e aplikimit të Universitetit në SHBA, pasi nuk e ka përfunduar shkollën e mesme ‘Harry Fultz’.

Lidhur me këtë, Veliaj tha se kjo është diçka që nuk i takon atij, por institucioneve, dhe se ai është i fokusuar te punët e qytetit.

“Të gjithë ata që garojnë i konsideroj jo kundërshtarë, janë të ftuar në këtë sofër të madhe të Tiranës për të ballafaquar idetë, por jo për të bllokuar punët. Së dyti, unë nuk jam as drejtori dhe as drejtoresha e “Harry Fultz”-it. Duhet të pyesni drejtorët e shkollave të mesme kush shkon në shkollë, kush lë shkollën, kush ka diplomë, kush nuk ka diplomë. Këtu në Tiranë i keni, bëni detyrën serioze si media dhe pyesni – siç pyesni për mua për çdo gjë – pyesni edhe shkollat respective, ose pyesni kandidatët çfarë shkollash kanë bërë. E treta, që është më e rëndësishme, unë nuk jam as Ilirjan Celibashi i KQZ-së, as merrem me formularët e dekriminalizimit. Kush gënjen nëpër formularë, do të duhet të pyetet respektivisht çdo institucion. Kam zero kuriozitet se çfarë bën secili”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se mbetet i fokusuar 100% tek punët e qytetit.

“I vetmi interes ku jam 100% i fokusuar është si i ecin punët Tiranës. Tirana ka parë kllounë që hyjnë e dalin në këtë histori pa fund. Po ajo që ka mbetur është puna, janë skuadrat që e çojnë qytetin përpara dhe është dëshira për modernizimin, për ta bërë sa më perëndimor Tiranën dhe për të mos humbur më kohë. Kjo ku e bëri shkollën, ku u bllokua rruga, ku dolën me pistoletë te këndi i lodrave, këto janë muhabete të një partie të lodhur, të ca liderëve të rrënuar moralisht dhe që s’kanë çfarë t’i japin Shqipërisë. Unë besoj se Tirana duhet të ecë shpejt për të kapur boll kohë të humbur këto vite”, tha Veliaj.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: