Situata në Shkodër/ 1120 hektarë tokë e përmbytur, ujësjellësi Oblika 1 jashtë funksionit

1120 hektarë tokë është aktualisht e përmbytur në Shkodër, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

Niveli i lumit Drin ka pësuar rënie me 5 cm dhe ndodhet në nivelin 6.10 m, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit, bazuar në hidrometrin e urës së Bunës shënon 8.20 m me një rritje prej 5 cm me orën 18.00 të një dite më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Njesia Administrative Ana e Malit ka 1100 hektarë tokë të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, ndërsa aty po operon një mjet I kalueshmerisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.  Njësia Administrative Dajç ka 20 hektarë tokë bujqësore të përmbytur.

Njoftimi i plotë:

Miremengjes !
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.