Shtohet tarifa e tregut të Lezhës/ Tregtarët do të paguajnë 150 lekë më shumë për metër katror

Tregtarët në tregun industrial të Lezhë prej 1 janarit të këtij viti do të paguajnë një tarifë të shtuar prej 150 lekë më shumë për metër katror për vendin që ata tregtojnë.

Ata thonë se nuk kanë patur asnjë sqarim për arsyen e rritjes së kësaj tarife, dhe se kjo shtesë rëndon më tepër në xhepat e tyre, duke sjellë deri në mbyllje të njësive tregtare.

Nga ana tjetër Gazmend Lushaj, financier i tregut të lirë në këtë qytet thotë se rritja ka ardhur për shkak se tregu është amortizuar dhe shtimi i kësaj tarife ka ardhur si pasojë  e nevojës për ndërhyrje dhe përmirësimin e kushteve.

Tregtaret e kanë refuzuar këtë pagesë të shtuar, ndërsa thonë se do të marrin masa për të frenuar rritjen e mëtejshme të tarifave.