Shkoi për peshkim në plazhin e Semanit/ Zhduket 78-vjeçari, dyshime se është mbytur

Prej dy ditësh qytetari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur. 

Mësohet se Xhoxhi, 78 vjeç kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më.  Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën me peshk.

Dyshimet janë që ai  mund të ketë ngecur në det.  78- vjeçari peshkonte shpesh në këtë zonë.

Fier/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.