Shkodër/ 15 banesa në ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

15 banesa janë aktualisht në ujë në Shkodër, pas reshjve të dendura.

Bashkia Shkoder:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 24.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 ka rritje me 5 cm me oren 18.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 23.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 18.00 e dates 23.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot
Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 10 cm, rruga eshte e kalueshme, ka ulje te nivelit prej 30 cm.

Bashkia Vau Dejes:

Reshjet e shiut vazhdojne pa nderprerje ne te gjithe territorin e Njesive Administrative Shllak dhe Temal. Ne 10 fshatra te Njesise Administrative Temal nuk ka energji elektrike, si dhe ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative Shllak .Rrjeti elektrik eshte i amortizuar dhe shume i veshtire per tu riparuar.Rruget komunale jane te bllokuara.

Bashkia Malesi e Madhe:

Ne teritorin e bashkise ka patur reshje shiu dhe debore ne njad. Kelmend dhe Shkrel.
Akset rrugore jane te hapura.

Ne Bashkine Puke dhe Fushe Arrez situata paraqitet e qete.

Autoriteti Verior Rrugor:

Aksi H.Hotit-Tamare nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal.
Aksi Tamare-Vermosh eshte i hapur ne dy korsi. Qarkullimi kryhet me goma dimerore, rrekomandohen te kene zinxhire me vete per disa segmente me pjerresi te madhe .
Ne aksin Boge-Theth eshte funksional segmenti Boge-Q.Thore. Me renien e temperaturave po punohet per hapjen e segmentit rrugor ne Q.Thore.