Sherri në ish-Bllok/ 40-vjeçari plagoset me thikë, identifikohen autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Eder Dorzi, 40 vjeç është plagosur me thikë nga dy persona, të cilët është identifikuar si M. Hoxha dhe E.H. dhe ndodhen në kërkim.

Dorzi është transportuar në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Sipas informacioneve, ata banojnë në një lagje, në Ali Dem.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve“, sipas policisë.