Sherr në mes të lokalit, plagoset me thikë 43-vjeçari në Sarandë, në kërkim autori

Sherr në mes të lokalit, plagoset me thikë 43-vjeçari në Sarandë, në kërkim autori

Policia Sarande 840x440 1 770x403

Një 43-vjeçar është plagosur sot me thikë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin me inicialet S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.
Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.
Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: