Sekuestrohen mbi 4.5 kg drogë në Itali, në pranga pesë persona, mes tyre një shqiptar dhe partnerja e tij portugeze

Sekuestrohen mbi 4.5 kg drogë në Itali, në pranga pesë persona, mes tyre një shqiptar dhe partnerja e tij portugeze

Schermata 2023 01 24 Alle 09.45.25

Një operacion kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Itali. Autoritetet bëjnë me dije se nga ky operacion janë sekuestruar mbi 4.5 kg drogë (1.5 kg kokainë dhe 3 kg heroinë, një pistoletë si edhe 46,000 euro.

Ndërkohë të paktën pesë persona janë arrestuar. Policia ka ndjekur hap pas hapi itinerarin e kryer nga autorët dhe kanë dyshuar lidhur me personat për shkak të lëvizjeve të tyre. Ata kanë vënë re një makinë të dyshimtë në të cilën ndodheshin dy persona që ndiqnin një itinerar midis qendrës dhe stacionit të Trentos. Makina ishte regjistruar në emër të një gruaje  portugeze, partnere e 35 vjeçarit shqiptar të dy të arrestuar. Më pas shoferi dhe pasagjeri janë parë duke shkuar drejt 3 personave të tjerë, njëri prej të cilëve ishte i njohur nga policët pasi ishte përfshirë në fushën e lëndëve narkotike. Në momentin që kanë bërë shkëmbimin e një pakoje është bërë menjëherë ndërhyrja nga policia duke ndaluar dhe identifikuar personat.

Ndër të tjera mediat italiane shkruajnë: Kontrolli i bërë ndaj personave të ndalur dhe makinës ka bërë të mundur gjetjen e rreth 1 kg kokainë, e fshehur në sediljen e pasme të makinës së përdorur nga portugezja dhe partneri i saj 35-vjeçar me origjinë shqiptare, si dhe 30 mijë euro cash, nga të cilat 13 mijë janë ende të fshehura brenda një çantë shpine. Paratë ishin të destinuara për çiftin nga qyteti Emilian si çmim për blerjen e drogës. Pas arrestimit të pesë të arrestuarve, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor të Trentos, autoritetet kanë kryer kontrollet edhe në shtëpitë e tyre, të ndodhura në Trento dhe në provincën e Reggio Emilia.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: