Sarandë/ Plagosje me thikë në lokal, i lënduar një 43-vjeçar, autori në kërkim

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një lokal  në Sarandë.

Mësohet se një 38-vjeçar E.G., ka sulmuar me thikë 43-vjeçarin S.N., për shkak të motiveve të dobëta duke lënë këtë të fundit të plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital ndërsa 38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë.

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari. Vijon intesivisht puna për kapjen e tij. Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast”- njofton policia.