
Disa banorë thonë se nuk ndihen si konkurrentë të barabartë përballë Nitës, pasi do të jenë të kujdesshëm ndaj saj për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kiara: Duhet të kishte gjetur një moment tjetër që t’i vinte gishtin Luizt
Luizi: Edhe pse nuk tha që nuk e bëri për të viktimizuar, automatikisht ajo është e viktimizuar
Kristi: Nuk e kuptoj pse e bëri, pse e bëri publikisht
Gjatë spektaklit të sotëm, Nita thekson se tregoi historinë e saj me sinqertë dhe nuk ka nuk do që nga ky rrëfim të ndikohet loja e saj. “Nuk dua as të favorizohem, as të penalizohem apo të mishërohem”, thotë këngëtarja që shton se mbështetjen më të madhe brenda shtëpisë e ka ndjerë nga Diola.
“Një prej personave që më ka qëndruar pranë që nga dita e parë, është Diola. Mundohet t’i ushqejë të gjithë në shtëpi, të kujdeset për të gjithë. Diola kur e sheh dikë keq në shtëpi, bëhet tre herë më keq”.