Rrahu keq nusen e vëllait, e pëson 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë fshatin Dardhas në Pogradec.

Ai dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e vëllait. 

Mësohet se shtetasi me iniciale E.H. ka ushtruar dhunë fizike ndaj asaj dhe si pasojë ka rënë në prangat e forcave blu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij)”, thuhet në njoftimin e policisë.