Rinovimi i Messi-t, Galtier: Drejtuesit kanë folur me Leo-n, ai duket i lumtur në Paris!

Në prag të ndeshjes kundër Angers, Christophe Galtier foli për rinovimin e mundshëm të kontratës së Lionel Messit me Paris Saint-Germain.

Në konferencën për mediet trajneri i PSG-së theksoi se diskutimet për rinovimin kanë nisur.

“Ka diskutime, drejtuesit kanë folur me Leon për rinovimin. Ai duket i lumtur në Paris, por ne duhet të shohim pozicionin e tij në lidhje me projektin e klubit”-deklaroi Galtier.