
Në një deklaratë të marrë nga THR, Fuqua tha: “Filmat e parë të karrierës sime ishin videoklipe dhe unë ende mendoj se kombinimi i filmit dhe muzikës janë një pjesë e thellë e asaj që jam. Për mua, nuk ka asnjë artist me fuqinë, karizmën dhe gjenialitetin muzikor të Michael Jackson. Unë u ndikova për të bërë video muzikore duke parë punën e tij.”
Filmi biografik i ardhshëm do të adresojë të gjitha aspektet e jetës së Jackson. Sipas THR, është e paqartë se si Fuqua do të trajtojë akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve të cilat së fundmi u detajuan publikisht në dokumentarin, “Finding Neverland”.
Jackson, i njohur si “Mbreti i Popit” u nda nga jeta më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare. Ai pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij. Në vitin 2011, mjeku i tij Conrad Murray u dënua për vdekjen e tij.
Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”. Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.