Rezultatet e dobëta në Premier League, Conte kërcënohet nga “armiku” i vjetër

Pas përplasjes së të dyve në fushë si trajnerë respektivisht të Chelsea-t dhe Tottenhamit, përplasja mes Antonio Contes dhe Tuchelit do të vijojë në një tjetër dimension.

Siç raporton “Evening Standard”, trajneri gjerman është i interesuar për të zëvendësuar italianin nëse ai largohet përfundimisht nga “White Hart Lane”.

Dyshimet mbi të ardhmen e Contes janë shtuar për shkak të rezultateve të dobëta që blutë e Londrës kanë marrë në Premier League. Conte mund të largohet në fund të kontratës së tij, në fund të sezonit, megjithëse Tottenhami ka opsionin për ta rinovuar automatikisht për 12 muaj të tjerë.

“Evening Standard” siguron se gjermani është i kënaqur që jeton në Londër dhe do të jetë i hapur për një ofertë nga Tottenhami. Ish-trajneri i Chelsea-t mësohet se do të nisë mësimin e spanjishtes, me synimin për një ofertë të mundshme nga një ekip elitar i LaLigas.