Reshjet e borës në veri e verilindje, ja situata me akset rrugore

Rreshjet e borës vazhdojnë në veri dhe verilindje të vendit. Situatë problematike paraqitet kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku ka bllokime akseve rrugore Shkoder-Theth.  Në Qaf Thore trashësia e borës arrin deri ne 1 metër.  I bllokuar është edhe aksi rrugor Shkodër-Vermosh, ku  bora arrinë  deri në 50 cm . Kjo rrugë është e pakalueshme, borëpastrueset po punojnë per hapjen e saj.

Në qarkun Dibër i pakalueshëm  është vetëm aksi Peshkopi-Lurë, ku trashësia e borës kalon mbi 20 cm në Lan Lurë

Në rrugën e Kombit prane tunelit trashësia varion nga 5 deri ne 10 cm por rruga është e qarkullueshme .

Në qarkun e Koçës aksi që paraqt vështirësi është qafa e Qarrit në Dardhë, ku trashësia e borës varion nga 10-25 cm kalimi I automjetëve bëhet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesëve të automjeteve që  të bëjnë kujdes. në akse që paraqesin vështirësi si pasojë e reshjeve të borës, ndërsa po punohet me borëpastruese për të mbajtur te hapura ato.