Reshje shiu dhe dëbore/ Probleme në disa akse, duhen goma dimri dhe zinxhirë për qarkullim

Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Si pasojë e reshjeve në lagjen ‘Besëlidhja’ në Lezhë u bllokuan kanalet e ujërave të zeza duke bërë që uji të mblidhet në sipërfaqe.

Në Bulqizë dëbora e parë e vitit 2023  dhe policia lokale u bën thirrje minatorëve të kenë kujdes gjatë vajtjes për në galeri.

Në Shkodër ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor ‘Mes – Ura e Shtrenjtë’ në Njësinë Administrative të Postribës.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dëbora shtroi disa akse në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh ku për qarkullim duhen goma dimërore dhe zinxhirë.