“Rama lidhje të ngushtë me zyrtarin e lartë të FBI-së që u arrestua”, Berisha: Ish-këshilltari i tij Dorian Duçka, supermafiozi me lidhje të dyshimta

“Rama lidhje të ngushtë me zyrtarin e lartë të FBI-së që u arrestua”, Berisha: Ish-këshilltari i tij Dorian Duçka, supermafiozi me lidhje të dyshimta

Whatsapp Image 2023 01 24 At 12.31.41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai tha se Rama ka lidhje të ngushtë me McGonigal, ndërsa ky i fundit ka lidhje të sëmura me Rusinë.

“Dje dhe sot mediat më të mëdha në botë kanë informuar publikun e SHBA-ve, publikun e Europës dhe Botës, se Charles McGonigal, u arrestua në aeroportin e Neë Yorkut, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë. Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. Ai u ngarkua në grupin e prokurorit special Myler për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por FBI gradualisht gjeti se ky vetë kishte lidhje të sëmura ruse. Por, në vorbullën e stuhisë, gjendet sipas mediave të botës kryeministri i Shqipërisë, Rama. Ish-këshilltari i tij, Dorian Duçka, një supermafioz me lidhjet më të dyshimta.”, tha Berisha.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: