Rama lidhje me zyrtarin e FBI-së? Deputetja e PD-së: Do kërkojmë komision hetimor për të zbardhur çështjen!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa bëri të ditur se grupi i ish-kryeministrit Berisha do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur lidhjet e mundshme të kreut të qeverisë, Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Panorama TV, Zhupa tha se nuk ka besim në drejtësinë e re dhe nuk do t’i drejtohet SPAK për këtë çështje, ndaj kanë vendosur për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor.

E pyetur nëse kjo ishte një kundërpërgjigje e Berishës ndaj kallëzimit të qeverisë për 21 janarin, Zhupa tha se ata nuk kanë aq “pushtet” për të ndikuar në hetimet dhe zhvillimet në SHBA.

Ada Hazizolli: Rama i ka hedhur poshtë akuzat. Si e komentoni këtë?

Ina Zhupa: Rama bën atë që bën më mirë, thotë jo, i fut ndonjë batutë. Ai nuk e pranon vetë. Është e pritshme. Kur nuk ka pranuar që në aferën e inceneratorëve është bërë abuzim masiv, çfarë presim ne për këtë tjetrën. Kur Rama s’pranon këtë kur ka prova, si do e pranojë këtë të dytën që sapo ka nisur. Është një vazhdim i propagandës, lehtësisht nga Edi Rama.

Ada Hazizolli: Keni informacione të reja në lidhje me miqësinë e Ramës?

Ina Zhupa: Të them të drejtën, mesa unë di, ne kemi informacionin që është publikuar dhe zyrtar qoftë nga mediat amerikane, qoftë nga autoritetet amerikane. Ka dhe qeveri të tjera, ndërkohë që Edi Rama ndodhet në dosje me emër dhe mbiemër.

Ada Hazizolli: Bardhi ka lajmëruar se ka kallëzuar në SPAK, grupimi juaj çfarë do bëjë?

Ina Zhupa: Lajmi i mirë çdo gjë. Ne kemi bërë publike që do kërkojmë një komision hetimor parlamentar në lidhje me paratë që ka paguar, s ii ka garantuar paratë. Për të bërë një hetim të thelluar. Kemi zgjedhur komision hetimor se është kryeministri i vendit, se besimi në SPAK është shumë i uylët. Ne e kemi parë se SPAK vonon. Ky është sistemi që ka krijuar, bën kurban të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Ada Hazizolli: A është një kundërpërgjigje e PD-së kjo ndaj qeverisjes? Pasi vetëm një ditë më parë, qeveria depozitoi një kallëzim ndaj ish-kryeministrit Berisha për 21 janarin.

Ina Zhupa: Ne nuk hetojmë në SHBA. Nuk e arrestojmë ne zyrtarin e FBI-së. Ato trillime që bëjnë ata sa herë ka 21 janar, nuk i besohet. Sa herë vjen 21 janari nxirret nga një gjë e re. Një herë del kaseta pas 10 vjetësh. PD-ja nuk ka shqetësim për këtë gjë. Nuk beson njeri që ne të kemi ndikim tek SHBA-ja për të ndikuar në ngjarjet atje.