“Prona është e shenjtë”, sekretari i PD në krah të banorëve të Bërxullës: Do t’i bashkohem protestës, Rama nuk mund të…

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së banorëve të Berxullës para Kryeministrisë ditën e nesërme.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha shprehet se prona është e shenjtë, dhe se “nuk mund të trajtohet si plaçkë për interesat personale të Edi Ramës”.
“Nesër, në ora 10:00, do t’i bashkohem protestës së banorëve të Berxullës, para Kryeministrisë. Prona është e shenjtë, ajo nuk mund të trajtohet si plaçkë për interesat personale të Edi Ramës”, shkruan ai.