“Prona është ADN e kapitalizmit, por prej 32 vitesh stimulohet zaptuesi”

Kastriot Hajdini, nënkryetar i Koalicionit të Shoqatave të Bregdetit, thotë se pas viteve ’90 është stimuluar zaptimi i pronave dhe pronarët nuk janë mbrojtur nga ligji. Hajdini thotë se ligji 7501 u hartua keq dhe u zbatua akoma më keq, çka ka sjellë zaptim të pronave dhe konflikte që kanë lënë pas mijëra të vrarë.

Proces-verbali nuk gjendet sot e kësaj dite. Prej 32 vjetësh stimulohet i paligjshmi, zaptuesi. Nuk duan ta bëjnë Shqipërinë. Fatkeqësisht jam pronar me katër palë prona.

Duhet të kompensohet pronari në bazë të vlerës së tregut aktual. U merren tokat pronarëve për një copë bukë. Si kryesi shoqate, i jemi drejtuar zonjës Juri Kim katër herë. Prona është AND-ja e kapitalizmit. Ka probleme sidomos qarku i Vlorës. Edhe portet ushtarake, ka pasur plot mosmarrëveshje. Ligjin e kadastrës duhet ta zbatojë i pari kryeministri. Ai është i plotfuqishëm. Nëse raporti i KLSH ka konstatuar se prona ime është regjistruar gabim, detyrimisht e shfuqizon dhe i drejtohet gjykatës. Ligji, sado i keq që ishte, u zbatua keq.

Hajdini tha se abuzimet me pronën janë pa fund, ndërsa kërkoi zbatimin e Kushtetutës.

Janë abuzime skandaloze. I bëj thirrje kreut të SPAK. Duhet kërkuar zbatimi i Kushtetutës. Janë mbi 10 mijë të vrarë, është gjenocid më vete. Jemi më keq se në ’90, sepse nuk do klasa politike. Kam 765 dynym në Delvinë. E kanë ata që kanë qenë hyzmeqarët e gjyshit tim, me origjinë greke. Këto gjëra ka bërë politika shqiptare. Bregdeti ka pronarë. Deri tani Borshi është lënë i shkretë. Është si ajo femra e bukur, që e duan të gjithë. Kthejua pronarëve legjitimë fillimisht pastaj blije.