Prodhonte kanabis në banesën e tij, në pranga 47-vjeçari në Tepelenë

Një 47 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi iu gjet kanabis në banesën e tij.

Policia gjatë kontrrollit në banesën e tij në fshatin Matohasanaj të Tepelenës  gjeti sasi lënde narkotike cannabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Mbi 47-vjeçarin G. H., rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

“Tepelenë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 47 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet në ngarkim të shtetasit G. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas njoftimit të policisë.