Problemet fizike të Myrto Uzunit, Granada njofton tifozët

Myrto Uzuni është ndalur në momentin e tij më të mirë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, po paraqitet shumë mirë këtë sezon me Granadën në Segunda Division.

27-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 12 gola, por disa probleme fizike kanë ndikuar që të mos stërvitet me ekipin në ditët e fundit.

Uzuni mungoi në takimin e fundjavës përballë Levantes. Me anë të një komunikate zyrtare, Granada sqaron gjendjen fizike të futbollistit nga Berati.

“Analizat mjekësore konfirmojnë se Uzuni ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë”, shkruan klubi iberik. Ditët e ardhshme do të përcaktojnë më saktë kohën e rikuperimit.

Në Spanjë klubet e kanë të palejueshme të bëjnë publike kohën që do të qëndrojë larg fushave të blerta një futbollist i dëmtuar.